Pjesëmarrja e gjyqtarit Asim Vokshi në mbledhjen e 17-të të Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” në Bruksel.

Pjesëmarrja e gjyqtarit Asim Vokshi në mbledhjen e 17-të të Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” në Bruksel

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, z. Asim Vokshi, mori pjesë në punimet e mbledhjes së 17-të të Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, zhvilluar në Bruksel. Gjatë dy ditëve të punës në Komisionin Evropian, Z.Vokshi zhvilloi takime dy dhe shumëpalëshe me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, në të cilat u diskutua nevoja për konsolidimin e reformës në drejtësi, funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor, si dhe në garantimin e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të pavarura.

Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar të kontribuojë, përmes jurisprudencës së saj dhe dialogut institucional me partnerët evropianë, në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Scroll to Top