Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Shqipërisë

Kryesimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane 2024–2027

Kërkesat e reja

Lista e Kërkesave të Regjistruara në Gjykatë

i

Kërkesat do të merren në shqyrtim paraprak, sipas parashikimeve të nenit 47 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Nr.NUMËR REGJISTRI THEMELTAR DATA E REGJISTRIMIT KËRKUESOBJEKTIRELATOR
16 (D)04.05.2026Dear MuçaShfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.4/2021, datë 26.05.2021 të Bordit Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë, “Për dhënie mase disiplinore ndaj noterit Dehar Muça”; Urdhërit nr.383, datë 17.06.2021 të Ministrit të Drejtësisë për heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit të noterit Dehar Muça; vendimit nr.2953 (80-2021-2995), datë 26.10.2021 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; vendimit nr.296 (86-2024-336), datë 06.03.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; si dhe çdo akti administrativ apo gjyqësor paraprirës ose pasues që ka sjellë ose ka mbajtur në fuqi heqjen e licencës profesionale noteriale të kërkuesit. Konstatimi i shkeljes të të drejtave kushtetuese të kërkuesit nga: mosveprimi i Gjykatës së Lartë, e cila ndonëse ka pranuar çështjen për shqyrtim nuk ka dhënë vendim brenda afatit ligjor dhe prekluziv prej 90 ditësh, duke shkaktuar zvarritje të pajustifikuar dhe mohimin faktik të së drejtës për gjykim. Konstatimin se mosveprimi i Gjykatës së Lartë ka sjellë pasiguri juridike të zgjatur, mohimin faktik të së drejtës për gjykimin si dhe brenda një afati të arsyeshëm, pamundësi për rivendosjen e të drejtës profesionale, vazhdimin e efekteve të një mase disiplinore të diskutueshme, cenim serioz të statusit juridik dhe ekonomik të kërkuesit. Konstatimi i shkeljes së nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 41 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 1 të protokollit nr.1 të KEDNJ, të drejtës për ushtrimin e profesionit dhe të drejtës së pronës, parimit të sigurisë juridike dhe të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, parimit të proporcionalitetit dhe barazisë para ligjit. Konstatimi se mosveprimi i Gjykatës së Lartë ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme, duke mbajtur në fuqi efektet e një mase disiplinore që cenon rëndë të drejtat profesionale dhe pasurore patrimoniale të kërkuesit. Rivendosja e të drejtave kushtetuese të kërkuesit dhe eleminimi i pasojave të shkeljes që rrjedhin nga vendimet e kontestuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pezullimi i efekteve të akteve të kundërshtuara deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, për të shmangur pasoja të pariparueshme ndaj kërkuesitG. Ibrahimi
22 (Xh)04.05.2026Xhimi TarushiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit penal nr. 00-2025-1529 (243), datë 14.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë në përputhje me standardet kushtetuese.S. Bejtja
37 (R)04.05.2026Resti ÇepeShfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1340 (176), datë 09.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nenet 6,28,154, 160 të K.Pr.Civile. Kthimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues. Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.00-2025-1340 (176), datë 09.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së LartëS. Beci
415 (L)04.05.2026Laurant Cakollari1. Konstatimi i shkeljes së të drejtave kushtetuese të kërkuesit Laurant Selami Cakollari, për shkak të mos arsyetimit të vendimit gjyqësor brenda afateve ligjore, tejkalimit të rëndë të afatit të arsyeshëm të gjykimit dhe mohimit de facto të të drejtës së ankimit në gjykatë më të lartë në shkelje të nenit 42 paragrafët 1 dhe 2 dhe nenit 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 2. Urdhërimi i masave të menjëhershme për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të kërkuesit duke përfshirë zhvillimin e gjykimit brenda afateve të arsyeshme ligjore.M. Semini
52 (Dh)04.05.2026Dhionisios Alfred BeleriShfuqizimin e vendimeve nr.340, datë 02.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë; nr. 59 (87-2023-197), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe nr. 00-2025-1874, datë 04.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.I. Toska
614 (L)04.05.2026Leonora PuroShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve dhënë nga Gjykata e Lartë me nr.00-2025-1699, datë 13.11.2025, mospranim rekursi i cili ka lenë në fuqi kërkesën për pushim procedim penal nr.190, viti 2019 të bërë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), prokurori Ened Nakuci, si dhe vendimin nr.00-2025-1876, datë 04.12.2025 i cili me mospranimin e rekursit ka lenë në fuqi vendimin nr.111, datë 10.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i cili ka lenë në fuqi vendimin e mosfillimit të procedimit penal datë 25.07.2023 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me prokuror të çështjes z. Dritan Prenci.”S. Bejtja
77 (F)06.05.2026Faik Buci, Shkëlzen BuciShfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 375, datë 17.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 1108, datë 16.11.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2025-1581, datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së LartëM. Xhaferllari
821(E)07.05.2026Edmond Trushi, Eduard TrushiShfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.284, datë29.12.2022 i Gjykatës së Apelit Shkodër me anën e të cilit është vendosur ndryshimi i vendimit nr.1571 (3002), datë 25.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si dhe të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nr.00-2025-1772, datë 20.11.2025, me anën e të cilit është vendosur mospranimi i rekursit kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër nr.284, datë 29.12.2022. Dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.G. Ibrahimi
936 (A)08.05.2026Abush Beadini
(penale)
Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Europiane të të drejtave të Njeriut të vendimit nr.128, datë 28.09.2020 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr.00-2025-1641, datë 04.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë ose në Gjykatën e Lartë, me një tjetër trup gjykues.S. Bejtja
108 (R)08.05.2026Reni DokolliShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1833, datë 02.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit nr.50, datë 22.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.S. Beci
114 (P)11.05.2026Perikli Kule1. Rihapja e procesit gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese në ngarkim të të dënuarit Perikli Kule. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2022-527, datë 22.04.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatë e Lartë me trup tjetër gjykues. 3. Kthimin e çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente, në çdo rast dërgimin në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.S. Bejtja
1237 (A)11.05.2026Artan HaxhiShpalljen si antikushtetues të vendimit nr.00-2024-4013, datë 18.10.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për cenimin e aksesit në gjykatë, shkeljes të së drejtës së ankimit si dhe vonesa e madhe dhe e pajustifikuar të gjykimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.G. Ibrahimi
1312 (I)11.05.2026Institucioni i Lartë Privat “Akademia Pedagogjike” sh.p.k.1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.539, datë 06.08.2014 të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e licencës së Akademisë Pedagogjike”, pika II/9 e tij. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-4302, datë 11.12.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 3. Pezullimi i menjëhershëm i efekteve të akteve objekt kundërshtim deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes sipas nenit 45 të ligjit nr. 8577/2000. 4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.M. Xhaferllari
1413 (M)12.05.2026Mynevere SpahoShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1118, datë 03.07.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi). Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit Nr. 00-2025-1118, datë 03.07.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi), për shkak se ky vendim, krijon një precedent të rrezikshëm për 500 mijë familje shqiptare, sepse bie në kundërshtim flagrant me vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për shkak se çështja paraqet interes publik dhe vendimi objekt kundërshtimi krijon precedent të rrezikshëm në gjykimin e çështjeve te tilla nga Gjykata Administrative.M. Semini
158 (F)12.05.2026Fatos DodaShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-4416, datë 19.11.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.1698 (86-2024-1826), datë 21.10.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit. Të disponohet në mënyrë që çështja në tërësinë e saj të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.A. Vokshi
167 (H)12.05.2026Hava Krasniqi (Dula)Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-4265, datë 09.12.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshilli. 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.I. Toska
1713 (I)13.05.2026Ilir MuzhaqiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025 -1137, datë 10.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.S. Beci
185 (J)14.05.2026Jonela Sulaj1. Rishqyrtimin e vendimit nr. 261/2025; 2. Saktësimin dhe zhvillimin e praktikës jurisrudenciale lidhur me momentin e fillimit të afateve procedurale; 3. Rivendosjen në afat duke njohur datën 28.02.2024 si momentin e dijenisë reale dhe efektive; 4. Konstatimin e shkeljes së neneve 31 dhe 42 të Kushtetutës, si dhe neneve 6/1 dhe 16 te KEDNJ; 5. Kalimin e çështjes për shqyrtim në themel; 6. Pretendimet lidhur me vendimet e gjykatave të zakonshme paraqiten në mënyrë subsidiare. Në këtë kuadër kërkohet shfuqizimi i vendimeve nr. 9653, datë 30.09.2013 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 00-2023-3565 (540), datë 27.09.2023 të Gjykatës së Lartë (kolegji Civil).S. Bejtja
1917 (Sh)15.05.2026Shoqëria “Erbiron” sh.p.k.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-4736, datë 19.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.1165, datë 08.05.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë si vendime që kanë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ. Konstatimin e cenimit të drejtë për gëzimin e qetë të pronës, në kuadër të shkeljes së standardit për një proces të rregullt gjyqësor.M. Xhaferllari
2018 (Sh)18.05.2026Shpëtim KodhelajShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2026-35, datë 14.01.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë nga një trup tjetër gjykues, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore”.M. Semini
2138 (A)18.05.2026Arben Gjoleka1. Konstatimi i cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe akses efektiv në gjykatë. 2. Shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë nr. 00-2025-3272, datë 25.09.2025. 3. Konstatimi se komunikimi elektronik i datës 29.10.2025 nuk përmbush standardet kushtetuese të një njoftimi procedural të sigurt dhe efektiv. 4. Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. 5. Rivendosja e kërkuesit në të drejtën për ushtrimin efektiv të mjeteve juridike kushtetuese.A. Vokshi
2214 (K)18.05.2026Kastriot Jaupi, Liri JaupiShfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-1720, datë 13.11.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 17, datë 09.02.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 71, datë 24.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së ShqipërisëM. Semini
232 (Q)18.05.2026Qatip Basho, Jeta BushajShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 179 (87-2023-285), datë 28.12.2023 i Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 1407, datë 23.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së LartëM. Xhaferllari
246 (O)19.05.2026Orges Balla, Rozeta Balla1. Shfuqizimi si antikushtetues të vendimeve nr. 28, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë; nr. 35, datë 10.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe nr. 00-2025-1376, datë 18.09.2025 të Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Deklarimin si antikushtetues te aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publikeI. Toska
254 (N)19.05.2026Ndue RicaShfuqizimi i vendimit të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë nr.00-2025-3871, datë 05.11.2025 për mospranimin e rekursit. Shfuqizimi i vendimit nr.1737, datë 09.07.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 28.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.I. Toska
2619(Sh)19.05.2026Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”Konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi si antikushtetues i nenit 3 të ligjit nr.96/2018, datë 03.12.2018, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, në pjesën ku parashikon heqjen nga neni 53, shkronja “j”, i ligjit nr. 92/2014, të togfjalëshit “dhe nga media elektronike”, pasi kjo ndërhyrje cenon nenin 17 të Kushtetutës, duke mos përmbushur standardin e proporcionalitetit, nevojshmërisë dhe ndërhyrjes më pak kufizuese ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe shfuqizimi si antikushtetues i nenit 3 të ligjit nr. 96/2018, datë 03.12.2018, në pjesën ku parashikon heqjen nga neni 53, shkronja “j”, i ligjit nr. 92/2014, të togfjalëshit “dhe nga media elektronike”, pasi kjo dispozitë cenon nenin 18 të Kushtetutës, duke krijuar trajtim të pabarabartë dhe diskriminues ndërmjet medias elektronike/audiovizive, medias online/digjitale, portaleve informative, publikimeve periodike informative dhe formave të tjera të komunikimit publik që ndodhen në situata të krahasueshme dhe kryejnë të njëjtin funksion kushtetues të informimit. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe shfuqizimi si antikushtetues i nenit 3 të ligjit nr.96/2018, datë 03.12.2018, në pjesën ku parashikon heqjen nga neni 53, shkronja “j”, i ligjit nr. 92/2014, të togfjalëshit “dhe nga media elektronike”, pasi kjo dispozitë cenon nenin 22 të Kushtetutës, duke dobësuar kushtet reale të ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, jo përmes censurës së drejtpërdrejtë, por përmes një barre fiskale që ndikon në kapacitetin ekonomik dhe editorial të medias për të prodhuar informacion të pavarur, plural dhe cilësor. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe shfuqizimi si antikushtetues i nenit 3 të ligjit nr. 96/2018, datë 03.12.2018, në pjesën ku parashikon heqjen nga neni 53, shkronja “j”, i ligjit nr. 92/2014, të togfjalëshit “dhe nga media elektronike”, pasi kjo dispozitë cenon nenin 23 të Kushtetutës, duke prekur të drejtën e publikut per informim, e cila përfshin jo vetëm aksesin në informacion nga organet publike, por edhe ekzistencën e një mjedisi mediatik plural, konkurrues, të pavarur dhe të aftë për te garantuar qarkullimin e lirë të informacionit me interes publik. Detyrimi i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si pasojë e shfuqizimit te pjesshëm të nenit 3 të ligjit nr. 96/2018, datë 03.12.2018, që brenda një afati të arsyeshëm te miratojë një regjim fiskal te qartë, objektiv, transparent, jodiskriminues dhe neutral ndaj teknologjisë për median informative, duke garantuar trajtim të barabartë për median elektronike, median online/digjitale, portalet informative, publikimet periodike informative dhe çdo formë tjetër të komunikimit publik që kryen funksion informues.G. Ibrahimi
2720(Sh)19.05.2026Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i pikës 6, të nenit 166, të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të kësaj dispozite (Marrjen e masës së sigurimit) deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Deklarimin si të paligjshëm të çdo akti administrativ të nxjerrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që bazohet mbi këtë dispozitë antikushtetuese për emërimin e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në sistemin gjyqësor.F. Papajorgji
2839 (A)20.05.2026Artur BejlerajShfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.2208, datë 20.12.2023 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr.00-2025-1842, datë 02.12.2025 i Gjykatës së Lartë.S.Beci
Scroll to Top