Njoftim

Njoftim

Gjykata Kushtetuese, sot në datën 27.03.2025, zhvilloi seancën plenare mbi bazë të dokumenteve (pa praninë e palëve) çështjen me kërkuese Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe objekt: “Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5, të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gjykata, bazuar në nenin 39 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi thirrjen si subjekt të interesuar në këtë gjykim edhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shkak për të cilin shtyu zhvillimin e seancës së radhës për në datën 23.04.2025, ora 10:00.

Scroll to Top