Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Sot, në datën 29.02.2024, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, zhvilloi një takim pune në ambientet e kësaj gjykate me znj. Mary Kate Butterfield, këshilltare ligjor rezidente e OPDAT (Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training), e cila shoqërohej nga znj. Klodiana Vogli, specialiste ligjore.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë pozitive të reformës në drejtësi dhe mbështetjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin me sukses të kësaj reforme, si dhe për projektet e mundshme të bashkëpunimit me qëllim rritjen e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësinë kushtetuese.
Kryetarja Zaçaj, pasi prezantoi sfidat e institucionit, theksoi edhe njëherë se marrëdhënia me median, me qëllim rritjen e transparencës dhe shpjegimin e vendimeve të Gjykatës, ka rritur besueshmërinë e publikut dhe njohjen e kësaj Gjykate nga të gjithë.
