Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antoni Blinken

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antoni Blinken

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken, zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit zoti Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Scroll to Top