Takim pune i Gjykatës Kushtetuese: Zhvillimi i praktikës kushtetuese në përputhje me standardet evropiane
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë po zhvillojnë një takim pune në Berat, në kuadër të angazhimit për forcimin e cilësisë së vendimmarrjes kushtetuese dhe përmirësimin e mëtejshëm të praktikës së saj, në përputhje me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.
Gjatë punimeve po trajtohen çështje të rëndësishme që lidhen me praktikën e përditshme të institucionit, ku në fokus janë koherenca e standardeve të shqyrtimit kushtetues, ndërveprimi ndërmjet normës kushtetuese dhe jurisprudencës së Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe ndikimi i vendimmarrjes kushtetuese në praktikën gjyqësore vendase.
Në kuadër të këtyre diskutimeve, po identifikohen fusha që kërkojnë reflektim të mëtejshëm jurisprudencial, me synim forcimin e një qasjeje më të unifikuar në trajtimin e të drejtave themelore, ndërsa njëkohësisht po theksohet rëndësia e vijimit të shkëmbimeve profesionale dhe e përcaktimit të prioriteteve për periudhën në vijim.
Aktiviteti mbështetet nga projekti “Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III)”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës.


