Pjesëmarrje e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Seminarin e organizuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, 13 tetor 2023
Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Síofra O’Leary, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Seminarin me temë: “Dialogu gjyqësor nëpërmjet mekanizmit të opinionit këshillimor të parashikuar në Protokollin Nr.16”, i cili u zhvillua në Strasburg, Francë, në datën 13 tetor 2023.
Seminari mblodhi së bashku Kryetarë të Gjykatave Supreme Kombëtare dhe Përfaqësues Permanent të Shteteve Anëtare të Këshillit të Europës, me synim bërjen e një bilanci lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi, elaborimin e udhëzimeve të parashikuara për gjykatat kërkuese, si dhe për të parë drejt së ardhmes.
Gjatë sesionit të parë të seminarit u trajtua mekanizmi i opinionit këshillimor nga tri këndvështrime të ndryshme: të gjykatave kombëtare, të Gjykatës së Strasburgut, si dhe të një akademiku, ndërsa sesioni i dytë u fokusua në mësimet konkrete të nxjerra dhe ndarjen e përvojave lidhur me këtë mekanizëm.
Në përfundim të takimit, Kryetarja Zaçaj zhvilloi një takim edhe me ekipin e juristëve shqiptarë të Gjykatës së Strasburgut.
