Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e Ambasadorit të SHBA, z. Aleksandër Arvizu

Vizitë në Gjykatën Kushtetuese e Ambasadorit të SHBA, z. Aleksandër Arvizu

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Dedja falënderoi Ambasadorin për këtë vizitë si dhe për kontributin me vlerë të dhënë nga Qeveria amerikane për sistemin e drejtësisë, nëpërmjet programeve USAID, OPDAT dhe JUST.
Z. Dedja pasi e njohu Ambasadorin me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i shprehu atij dëshirën për konkretizimin e një bashkëpunimi  të mëtejshëm, nëpërmjet përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese në programet e ndihmës së  Qeverisë amerikane.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu, falënderoi Z. Dedja për pritjen, dhe vlerësoi në të njëjtën kohë kontributin dhe rolin e kësaj gjykate në forcimin e shtetit të së drejtës.
Scroll to Top