Ditët e Hapura

Në kuadër të aktiviteteve për edukimin ligjor dhe rritjen e transparencës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mirëpret nxënës, studentë, përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe grupe të tjera të interesuara për t’u njohur më nga afër me institucionin dhe rolin e tij në mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Përmes vizitave të organizuara, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë mjediset e institucionit, të mësojnë mbi funksionimin e drejtësisë kushtetuese dhe të njihen me historikun e Gjykatës Kushtetuese ndër vite.

Gjatë këtyre vizitave, përfaqësues të institucionit do t’i informojnë vizitorët mbi:

  • Historikun dhe misionin e Gjykatës Kushtetuese.
  • Mënyrën si trajtohen çështjet kushtetuese.
  • Rëndësinë e vendimmarrjes kushtetuese për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
i

Datat dhe oraret e vizitave përcaktohen në varësi të kalendarit institucional dhe zhvillimit të seancave gjyqësore.

Kërkesë për organizim vizite

Ju lutemi plotësoni formularin më poshtë me të dhënat tuaja.

i
Ju lutemi të verifikoni të dhënat

Për informacion shtesë lidhur me organizimin e vizitave, mund të kontaktoni Gjykatën Kushtetuese përmes:

Scroll to Top