Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese në veprimtaritë e organizuara me rastin e 63 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, 25 – 26 prill 2025.

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese në veprimtaritë e organizuara me rastin e 63 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, 25 – 26 prill 2025.

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi, po merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara me rastin e 63 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Këto aktivitete përfshinë një sesion të dedikuar dhe ceremoninë e hapjes së veprimtarive festive, e cila u nderua edhe nga prania e Presidentit te Republikes së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, si dhe simpoziumin ndërkombëtar me temë “E ardhmja e drejtësisë kushtetuese në shekullin e 21-të”. Kryetarja Zaçaj, gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e dedikuar për këtë rast, pasi evidentoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy gjykatave kushtetuese dhe popujve tanë u shpreh se:

Asnjë gjykatë kushtetuese nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë e saj të izoluar, veçanërisht në botën tonë të ndërlidhur. Mundësitë që kemi përpara –që nga shfrytëzimi i risive teknologjike deri te kapërcimi i ndasive politike, nga adresimi i sfidave mjedisore deri te forcimi i mbrojtjes së qytetarëve – kërkojnë një qasje bashkëpunuese. Është pikërisht përmes forumeve si ky që ne forcojmë mençurinë tonë kolektive dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj drejtësisë”.

Scroll to Top