Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj me Gjyqtaren Kushtetuese të Gjermanise, z. Ines Hȁrtel

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj me Gjyqtaren Kushtetuese të Gjermanise, z. Ines Hȁrtel

Në kuadër të kryesimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane (CECC) për periudhën 2024-2027, do të zhvillohet në Tiranë, në datën 28 shkurt 2025, Takimi Përgatitor i Rrethit të Kryetarëve, i cili është një prej organeve drejtuese të kësaj Konference.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë delegacione të nivelit të lartë të gjykatave kushtetuese europiane, anëtare të CECC, shumica e të cilave kryesohen nga Kryetarët e këtyre gjykatave.

Me rastin e pjesëmarrjes në takimin përgatitor të rrethit të kryetarëve, përfaqësuesja e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, gjyqtarja­ Ines Hȁrtel, ka zhvilluar në datën 27.02.2025 një takim me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj dhe Gjyqtarët Marsida xheferllari, Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi. Gjatë takimit Kryetarja Zaçaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për mbështjetjen e vazhdueshme të dhënë nga Gjykata Kushtetuese Federale Gjermane, si në kontekstin e bashkëpunimit shumë të mirë institucional, ashtu edhe të marrjes së kryesisë së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Nga ana e saj, gjyqtarja Hȁrtel u interesua për mënyrën e funksionimit të sistemit të gjykimit kushtetues në Shqipëri dhe veçanërisht për ankimin kushtetues individual, si dhe për rëndësinë që gjykata jonë është duke i kushtuar punës për dixhitalizimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Po ashtu, gjyqtarja gjermane ka shprehur interesin e saj për çështjet më të spikatura të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese shqiptare gjatë viteve të fundit, ndërsa ka ndarë me Kryetaren Zaçaj ndikimin në volumin e punës së Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane të legjislacionit të Bashkimit Europian (acquis communautaire).

Scroll to Top