Vizitë studimore e përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese në Bernë, Zvicër.

Vizitë studimore e përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese në Bernë, Zvicër.

Drejtuesja e Kabinetit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Valbona Bala, dhe këshilltarja ligjore Kaliona Nushi po marrin pjesë në një vizitë studimore që po zhvillohet në Bernë, Zvicër, në datat 8–9 qershor 2026. Vizita është organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, dhe pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vizita synon të ofrojë njohuri të zgjeruara mbi mënyrën se si mekanizmat e demokracisë së drejtpërdrejtë, veçanërisht referendumet dhe nismat qytetare, rregullohen dhe zbatohen në praktikë në Konfederatën Zvicerane. Programi parashikon takime dhe shkëmbime përvoje me përfaqësues të institucioneve zvicerane në nivel kantonal dhe federal, përfshirë Kancelarinë e Kantonit të Bernës dhe Kancelarinë Federale, si dhe ndjekjen e një seance në Parlamentin Federal.

Gjatë vizitës do të trajtohen çështje që lidhen me procedurat e nisjes së referendumeve, verifikimin e mbështetjes qytetare, rolin e institucioneve të përfshira në administrimin dhe shqyrtimin e proceseve referendare, mekanizmat e ankimit, si dhe rregullimin e fushatave dhe financimit të tyre. Përvoja zvicerane pritet të shërbejë si një burim i vlefshëm për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të diskutimeve mbi nismat e ardhshme ligjore në fushën e referendumit në Shqipëri.

Scroll to Top