PROGRAMI I TRANSPARENCES

PROGRAMI TRANSPARENCËS

GJYKATA KUSHTETUESE

Në përputhje me ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 (i ndryshuar me ligjin nr. 99/2016) “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë neni 7 i ligjit nr. 109/2016” nr. 119/2014 “Për E drejta për Informim” (LDI) dhe “Programi Model i Transparencës” miratuar me Urdhrin Nr. 119/2014. 14, datë 22.01.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Gjykatën Kushtetuese. Nëpërmjet këtij programi, Gjykata Kushtetuese synon të ndërtojë dhe të rrisë transparencën gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me nenin 5 të LDI.

Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencë të veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjk.gov.al. Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrikën, tekstet/përmbajtjen, afatin kohor të publikimit të tij, mënyrën e publikimit dhe strukturën që prodhon ose administron dokumentin. Përmbajtja e këtij dokumenti identifikohet si skema e publikimit, e cila pasqyron menutë të cilave u drejtohet dokumenti në faqen zyrtare të internetit. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm në skemë.

Faqja zyrtare pasqyron gjithashtu informacione që karakterizohen nga kufizime në identifikimin e të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Skema e publikimit paraqitet përmes tabelës përmbledhëse të regjistruar në këtë program.

RRETH AUTORITETIT
Struktura
Struktura
Struktura

Programi i Transparencës

  • Ligji Nr.8577, datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, https://qbz.gov.al/eli/ligj/2000/02/10/8577
  • Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërise”, i përditësuar, https://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/10/06/96-2016
  • Ligj Nr. 33/2023 Për Një Ndryshim Në Ligjin Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Vendim Nr. 92, Datë 6.2.2026 Për Indeksimin e Pagës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
  • Vendim Nr. 93, Datë 6.2.2026 Për Indeksimin e Pagës Referuese Bazë për Funksionet Gjyqësore dhe të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.
CV e Sekretarit të Përgjithshëm

Eugen Papandile
Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si jurist në disa organizata të ndryshme. Në vitin 2001 ka marrë titullin avokat dhe është angazhuar në konsulenca ligjore dhe si koordinator projektesh. Në periudhën 2004-2005 ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në periudhën 2005 – 2013, ka kryer detyrën e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në periudhën prill 2013 – dhjetor 2017 ka kryer detyrën e Këshilltarit të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Është angazhuar në mësimdhënie si lektor i së drejtës penale dhe si trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autor i disa punimeve dhe artikujve shkencorë në fushën penale dhe kriminologjike dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.  Që prej vitit 2018 kryen detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese.

  • Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë mund të depozitohen kërkesa në formatin “Kërkesë”, si dhe ankesa në formatin “Ankesë”, nëpërmjet të cilave qytetarët mund t’i drejtohen Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Gjithashtu, kërkesat dhe ankesat mund të dërgohen në adresën postare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 26, Tiranë, Shqipëri.
  • Afatet për kthimin e përgjigjeve janë të përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
Scroll to Top