Vendime te muajit Dhjetor 2025
NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT DHJETOR 2025
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Nr.29 (E) 2025 Regjistri Themeltar | Eranda Hidri | --------- | 1. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-1205, datë 08.04.2025 të Kolegjit Civl të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes civile me nr. 11243-00542-00-2021 me datë regjistrimi 10.05.2021 pranë Gjykatës së Lartë. 3. Detyrimin e Gjykatës së Lartë që të gjykojë çështjen brenda një afati kohor të caktuar, sa më të afërt. | 03.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 2. | Nr.2 (Xh) 2025 Regjistri Themeltar | Xhonatan Muçaj | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-2079 (314), datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 04.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 3. | Nr.7 (N) 2025 Regjistri Themeltar | Nasi Hodo | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-2079 i vendimit (314), datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 03.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 4. | Nr.17 (P) 2025 Regjistri Themeltar | Pranvera Dashi Denis Dashi | Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.00-2025-1833 (67), datë 04.02.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.3664, datë 13.09.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. | 05.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 5. | Nr.20 (M) 2025 Regjistri Themeltar | Myrshit Vorpsi | 1.Këshilli i Ministrave. 2.Ministria e Brendshme. 3.Bashkia Tiranë 4.Beqir Fetishaj 5.Mintosh Fetishaj 6.Ëngjëllushe Burreli 7.Xhemile Fetishaj 8.Lindita Kallushi 9.Liri Koleci 10.Dallëndyshe Latifi 11.Gëzim Fetishaj 12.Seladin Fetishaj 13.Arian Fetishaj 14.Zyra Fetishaj | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-2375, datë 03.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1975 (86-2024-2151), datë 19.11.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues. | 15.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 6. | Nr.30 (K) 2025 Regjistri Themeltar | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë | 1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 2.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 3.Kuvendi i Shqipërisë, 4.Presidenti i Republikës. | Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. 3. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. 4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.” | 12.12.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike |
| 7. | Nr.5 (Z) 2025 Regjistri Themeltar | Zyra Përmbarimore ARB` | 1.Banka Kombëtare Tregtare 2.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare | 1. Rihapje e procesit/ve gjyqësor/e referuar vendimeve nr. 34, datë 01.11.2021, nr. 57, datë 20.05.2022 dhe nr. 80, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese (individualisht indentifikuar si vendimin 34/2021, 57/2022 dhe 80/2024 dhe/ose bashkërisht vendimet 2021/2022/2004; 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 34, datë 01.11.2021, nr. 57, datë 20.05.2022 dhe nr. 80, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kërkesës; 3. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëshpërblimin dhe përjashtimin e procedurave te siperpërmendura; 4. Konstatimin e statusit “viktimës” përgjatë procesit/eve gjyqësor/e si pasojë dhe rredhojë direkt e shkeljes së aksit në një gjykatë të krijuar më ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje më Scordino kundër Italisë; 5. Rhabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur ër shkak të vendimmarrjes/ve të Gjykatës Kushtetuese | 23.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 8. | Nr. 30 (F) 2025 Regjistri Themeltar | Fran Ndreca | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi i vendimeve nr. 810 Regj.Them, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 465, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 00-2025-596 (89), datë 08.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë. | 24.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 9. | Nr. 4 (Z) 2025 Regjistri Themeltar | Zymer Martinaj, Diana Martinaj | 1.Shoqëria “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. 2.Ministria e Mbrojtjes 3.Komanda e Forcave Ajrore | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3871(394), datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 347, datë 23.06.2016 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr. 540, datë 13.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. | 29.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 10. | Nr.32 (E) 2025 Regjistri Themeltar | Evis Berberi | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.159, datë 30.01.2025 të Gjykatës së Lartë i cili vendos mospranimin e rekursit kundër vendimit nr.194, datë 10.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili miraton vendimin nr.370, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili vazhdon masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit nr,21, datë 13.03.2024 dhe vendimin nr.27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, miratuar me vendimin nr.16, datë 25.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ”. | 30.12.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
