-Kryetare
Fiona
Papajorgji, PhD
Gjyqtare Fiona Papajorgji, PhD, u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese në Nëntor 2019.
Më 18 dhjetor 2025, zgjidhet njëzëri në detyrën e Kryetares nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Mesazh nga Kryetarja
Lindur më 12.03.1976 në Vlorë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj. Ka qenë autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Prej vitit 2022 e në vazhdim është angazhuar në trajnimin vazhdues për magjistratët nga Shkolla e Magjistraturës.
Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Më 18 dhjetor 2025 zgjidhet në detyrën e Kryetarit nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

