Njoftime për publikun dhe median
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari dhe këshilltarja ligjore Elona Gjergjani, mori pjesë në Takimin e Katërt të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, si dhe në Konferencën Ndërkombëtare me temë "Sfidat bashkëkohore të shtetit të së drejtës: Roli i Gjykatave Kushtetuese", të zhvilluara në Ohër, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Kryetarja, anëtarët dhe këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese morën pjesë në aktivitetin për prezantimin e Guidës “E drejta për liri në praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (2022–2026)”, organizuar nga Këshilli i Evropës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve, akademikëve dhe profesionistëve të së drejtës.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS), zhvilloi më 12–13 nëntor 2026 një tryezë pune me stafin administrativ, në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik të institucionit për periudhën 2027–2029.