Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Shqipërisë

Kryesimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane 2024–2027

Vendimet e GJEDNJ 2

NrEmer/LinkDateLloji
1ÇËSHTJA RARANI ZYBERI KUNDËR SHQIPËRISË27.01.2026Vendim i GJEDNJ
1ÇËSHTJA LASKU DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË18.11.2025Vendim i GJEDNJ
i

Kliko mbi një nen për të parë vendimet përkatëse.

Neni 2
E drejta për jetën

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky dënim është parashikuar me ligj.

2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të jetë shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme:

a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;

b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht;

c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

1 vendime
Neni 3
(Ndalimi i torturës)

Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.

0 vendime
i

Vendime të GJEDNJ-së për Shqipërinë ku është trajtuar pozicioni i Gjykatës Kushtetuese shqiptare, duke ofruar interpretim për gjykimin kushtetues dhe vendimmarrjen e kësaj gjykate.

BALLIU KUNDËR SHQIPËRISË, 16 QERSHOR 2005

16.06.2005

32. Gjykata rithekson se si parim i përgjithshëm, bazuar në nocionin e një gjykimi të drejtë, një personi të akuzuar për një vepër penale, i cili nuk dëshiron të mbrohet vetë, duhet t’i jepet mundësia për të pasur ndihmë ligjore nëpërmjet një mbrojtësi të zgjedhur prej tij. Nëse ai nuk ka burime të mjaftueshme për të përballuar këtë ndihmë, Konventa i njeh të drejtën që ta ketë këtë ndihmë falas kur e kërkojnë interesat e drejtësisë (shih Campbell and Fell v. the United Kingdom, vendim i 28 qershorit 1984, Seritë A, nr.80, fq 45, § 99 dhe Pakelli v. Germany, vendim i 25 prillit 1983, Seritë A, nr.64, fq. 15,§ 31).
33. Duke pasur parasysh qëllimin e Konventës, për mbrojtjen e të drejtave që janë praktike dhe efektive, Gjykata ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që, ndërsa shtetet nuk mund të jenë përgjegjëse për çdo të metë të avokatëve të caktuar për ndihmë ligjore, në rrethana të veçanta të çështjes autoritetet kompetente duhet të marrin masa për të siguruar që ankuesit të gëzojnë efektivisht të drejtën që u njihet (shih Artico v. Italy, vendim i 13 majit 1980, Seritë A, nr.37, fq. 18, § 36).

QUFAJ CO. SHPK KUNDËR SHQIPËRISË, 18 NËNTOR 2024

40. Gjykata vëren se sistemi ligjor shqiptar ofron mjete juridike të brendshme, për të ankimuar një shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë, mundësi kjo që teorikisht ishte në dispozicion të shoqërisë ankuese. Shoqëria u përpoq pa sukses ta shfrytëzonte këtë mjet, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e saj.
41. Në këtë kuadër, Gjykata vlerëson se e drejta për proces të rregullt ligjor në Shqipëri duhej të ishte interpretuar në mënyrë që të garantonte një mjet juridik efektiv për shkeljet e pretenduara për mosrespektimin e kritereve të nenit 6 § 1 të Konventës.
42. Kështu, në opinionin e Gjykatës, Gjykata Kushtetuese ishte kompetente të shqyrtonte kërkesën e shoqërisë ankuese në lidhje me mosekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, si pjesë të juridiksionit të saj, për të siguruar të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Pa dokument
Scroll to Top